Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një postimi në Facebook, ngre shqetësimin e tij qytetar për atë që ai e quan “kakofoni e emrave, ngjyrave, ndriçimit, dimensioneve dhe harmonizimit të peisazhit”.

Përmes një sërë fotosh që shoqërojnë postimin, Kërtusha dokumenton morinë e emrave të hoteleve, restoranteve, marketeve etj në zonën e plazhit të Durrësit. Emrat i gjen në italisht, anglisht, turqisht e tek tuk ndonjë në shqip!

Nisur nga kjo kakofoni, Kërtusha kërkon nga autoritetet vendore një paketë rregullash dhe kriteresh në vendosjen e emrave në bizneset e zonës turistike, ridimensionimin e formatit të tabelave dhe vendosjen e tyre në mënyrë estetike.

Postimi i Seid Kërtushës: