Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj. Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Diplomates franceze, ky vlerësim iu akordua me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”.

Në ceremoninë e dekorimit, mes ambasadorëve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë ishte e pranishme edhe ish-kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako,

Sako ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadores Vasak, në cilësinë e drejtueses së Aleancës Franceze në Durrës. ish-kryebashkiakja Sako dhe ambasadorja Vasak kanë një miqësi të hershme. Ato u shfaqën së bashku edhe në një event sportiv, në nëntor 2019, për të ndjekur live ndeshjen Shqipëri – Francë, e vlefshme për Euro 2020.

Në ceremoninë në Presidencë ishin të pranishëm edhe princi Leka me bashkëshorten dhe soprano e njohu Inva Mula me bashkëshortin Hetem Ramadani.