Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një statusi në rrjete sociale, fton opinionistët, gazetarët dhe drejtuesit e televizoneve, të cilët gjatë kësaj periudhe po bëjnë vazhdimisht emisione mbi situatën e vështirë që po shkakton koronavirusi, të intervistojnë përfaqësues të biznesit të vogël, sepse ata më mirë se kushdo tjetër, mund të shprehin se çfarë nidhme konkrete duan nga qeveria.

Kërtusha sugjeron: “Ato njohin deri në qelizë, tërë procedurat, vështirësitë, mekanizmat, hilet, tregun, klientin, konkurencën, sakrificat, lodhjen etj etj. Me pak fjalë do të thoja se, ata e dinë shumë më mirë se kushdo tjetër “se ku i pikon çatia”. Nuk besoj se kjo është një gjë e vështirë por sot, shumë opinionistë janë larguar skajshëm nga kontaktet me njerëzit dhe nuk njohin ose njohin shumë pak realitetin dhe vështirësitë e biznesit. Me shumë modesti do të kërkoja prej tyre, një qasje shumë shumë më të kujdeseshme, për të marrë në konsideratë propozimet e tyre, dhe t’i lançojnë dhe t’i bëjnë publike në tv e tyre apo në rrjetet sociale që ato drejtojnë.”

POSTIMI I PLOTË I SEID KERTUSHËS:

Cdo dite ndjek me vemendje emisionet ne tv per krizen ekonomike qe mund te perballet biznesi me postcoronavirusin. Megjithe konsideraten, qe kam per opinonistet dhe disa drejtues te tv kombtare, me duket absurditet kur shikoj ne tv, shume gazetare dhe opinionist qe flasin per teza ekonomike ne mbeshtetje te biznesit ne pergjithesi dhe biznesit te vogel ne vecanti ( te vetepunesuarit ). Sinqerisht, nuk arrij te kuptoj, pse ne emisionet e tyre nuk intervistohen perfaqsues te biznesit te vogel, ato besoj une mund te japin me mire se kushdo, cfare ndihme kerkojne nga qeveria. Sepse, ato njohin deri ne qelize, tere procedurat, veshtiresite, mekanizmat, hilet, tregun, klientin, konkurencensakrificat, lodhjen etj etj. Me pak fjale do te thoja se, ata e dine shume me mire se kushdo tjeter ” se ku i pikon catia ” .

Nuk besoj se kjo eshte nje gje e veshtire por sot, shume opinionist jane larguar skajshem nga kontaktet me njerezit dhe nuk njohin ose njohim shume pak realitetin dhe veshtiresite e biznesit. Me shume modesti do te kerkoja prej tyre, nje qasje shume shume me te kujdeseshme, per te marre ne konsiderat propozimet e tyre, dhe ti lancojne dhe t’i bejne publike ne tv e tyre apo ne rrjetet sociale qe ato drejtojne. Armata e e te vetepunesuarve sot ne Shqiperi dhe qe perfaqesojne bizesin e vogel, eshte mbi 60 000.