Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, ka një sugjerim për bashkinë

19/11/2019 - 20:41

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha, përmes një statusi në rrjete sociale, fton bashkinë e qytetit bregdetar që të shohë mundësinë që ujëmbledhësi i Spitallës, i cili ndodhet vetëm 3 km larg Durrësit të përdoret për ujitjen e pemëve dhe shkurreve dekorative, larjen e rrugëve apo t'u shitet bizneseve për pastrim me kosto më të ulët sesa uji i pijshëm.

Kërtusha i sugjeron bashkisë "që të shikonte mundësinë e shpalljes së një studimi fizibiliteti nëse sasia e ujit e këtij rezervuari do t'i shërbente qytetit për funksionin e vaditjes gjelbërimit të qytetit me sistem hidrantesh."

"Ky është një sygjerim modest, që do të nxisë sado pak idenë e përdorimit të kësaj pasurie publike të pashfytëzuar deri tani.", - e mbyll postimin e tij Kërtusha. 

POSTIMI I PLOTE I SEID KERTUSHES:

Ky eshte ujembledhesi Spitalles 3 km larg nga qendra Durresit. Projektimi dhe ndertimi tij ishte ne funksion te vaditjes se tok.ave te ish NB Spitalle. Sot uji i tij milona mijera meter kub pothuaj se nuk perdoret per qellimin e ndertuar. Qyteti Durresit sot, per uitjen e pemeve dekorative dhe gjelbrimit qytetit perdor ujin e pishem, i cili vjen ne qytet nga Fushe Kuqe me ngritje mekanike me kosto shume te larte. Nuk dihet afersisht tani kapaciteti qe mbart ky ujembledhes tani, sepse pas shume viteve pa mirembajtje mbushja me aluvione e ka zvoglu kapacietin mbajtes. Do te ishte me shume interes per bashkine e qytetit te shikonte mundesine e shpalljes te nje studimi fizibiliteti ne se sasia e ujit e ketij rezervuari ti do ti sherbente qyetit per funksionin e vaditjes gjelbrimit te qytetit me sistem hidrantesh. Madje ky ky uje te te komercializohet per t'ju shitur bizneseve per pastrim me kosto me te ulet se uje pishem. Ne se ky studim do te jete fizibel sot ekziton teknologjia per te realizuar nje projekt me te gjere se mirembajtja e gjelbrimit. Ky uje mund te sherbej dhe per pastrimin e rrugeve te qytetit si nje here e nje kohe. Ky eshte nje sygjerim modest, qe do te nxise sado pak idene e perdorimit te kesaj pasurie publike te pashfytezuar deri tani

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vjedhje është regjistruar në mes të Durrësit ditën e mërkurë, kur një djalë në moshë të re, i ka rrëmbyer nga qafa varësen e floririt

Forcat RENEA kanë arrestuar sot shtetasin Enrik Lluka, i shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij dhe plagosjen rëndë të vëllai

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Marjana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrësit.

Ekspertët izraelitë janë duke kryer inspektime në Durrës, ku po bëhet një prezantim i metodologjisë së rindërtimit izraelit nga ekipi i u

Ambasada amerikane me anë të një postimi në facebook, shpjegon se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Org

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 12:00, kur pritet të vendosë për transferimin në rrethe të një pjesë të prokuro

Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda për jetën.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dë