Gentian Osmani, ish-prokuror i çështjes Tahiri shkarkohet nga Komisioni i Posaçëm të Apelimit, i cili vulos kështu edhe karrierën e anëtarit të KLP në drejtësi.

Në arsyetimin e saj KPA-ja ka deklaruar se 99% e gjetjeve të ONM-së në lidhje me pasurinë e Osmanit kanë qënë të pabazuara, por ajo që e ka fundosur, kanë qënë pikërisht deklarimet për vitet 2011-2013. Në këto vite sipas KPA-së, Gent Osmani nuk ka arritur të justifikojë shpenzimet dhe kursimet.

Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së u konfirmua nga KPK por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

Sipas Komisionerit Publik ankimi mbi vendimin që konfimroi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM. Komisionerit Publik vlerëson se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

“Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe kursimet rezultojne të justifikuara.