Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të planit të sezonit turistik për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.

AKU ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi supermarket (subjekti Argjil Prifti, Libofshë) nga inspektimi u kostatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuse, kos "Frutis”, gjalp, lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar. Nisur nga shkeljet e konstatuara në subjekt, ndaj tij u morën këto masa:

  • Masë administrative "Gjobë" për tregtim të mallrave të skaduar me vlerë 300,000 lekë;
  • Masë administrative "Bllokim produkti" për ato produkte të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t'u asgjësuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet hartimit të planit turistik për sezonin 2019-ës shprehet i vendosur për të siguruar një sezon turistik me sa më pak problematika dhe për të garantuar të gjithë konsumatorët vendas dhe të huaj për cilësinë e produkteve që tregtohen.

Ndaj në këtë periudhë të rëndësishme turistike për vendin AKU bën thirrje për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë konsumatorëve për denoncuar çdo tentativë nga ana e subjekteve për të shkelur ligjin.