Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se deri tani studimet e kryera tek Pfizer dhe AstraZeneca kanë treguar se nuk ka asnjë efekt negativ te gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë foshnjet me gji.

“Deri tani rekomandimet janë që edhe gratë shtatzënë duhet të kryejnë vaksinën anti-Covid, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun gjinekolog. Po ashtu edhe për nënat që ushqejnë foshnjet me gji rekomandohet vaksinimi, pasi antitrupa që përfiton nëna gjatë vaksinimit i kalojnë edhe fëmijës përmes qumështit. Ato duhet të jenë pa temperaturë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”.

Specialistët thonë se ka pasur raste kur janë vaksinuar pa e ditur që janë shtatzënë.

 “Po ka patur raste që janë vaksinuar dhe nuk e kanë ditur që janë shtatzënë. Por nuk ka patur asnjë pasojë negative tek këto gra”.

Në Shqipëri vaksinimi i popullsisë është shtrirë në moshën mbi 60 vjeç dhe në grupet e riskuara.