Një 50-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, pasi është hedhur nga tarraca e banesës.

Policia informon se në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ai ka qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij.

Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.