Një 17-vjeçar ka humbur jetën sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” për shkak të Covid-19. Mësohet se i riu nga qyteti i Elbasanit ishte i shtruar në spital prej një jave.

Sipas mediave vendase, 17-vjeçari nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese, por gjendja e tij ishte rënduar ditët e fundit dhe ishte në terapi intensive. Ai i kishte mushkëritë të prekura 100%.

Në të njëjtin spital mësohet se ka qenë e shtruar edhe nëna e tij e cila tani ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore e ka lënë spitalin së fundmi.

Ndërkohë babai i tij vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.