“Ishte kujë e zezë kur gjeta të voglin”, gjyshi i vrasësit tregon masakrën: Si i mblodha trupat

11/08/2018 - 10:07

Dëshmi rrëqethëse e gjyshit të autorit të masakrës së Selenicës. Kujtim Zykaj, ndonëse në moshë të thyer ka rrëfyer me detaje për gazetarin Enrik Mehmeti të gjithë ngjarjen që ka ndodhur dje mes dy familjeve që çoi në vrasjen e 8 personave.

Në derën e shtëpisë, gjyshi mes ngashërimash tregon se ai vetë, vëllai Demiri, dy nuset dhe nipat si dhe familja e Ridvanit ishin në një drekë familjare kur një nga nuset e ka akuzuar 24-vjeçarin se i kishte vjedhur kaposhët e detit.

“Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte”, thotë i moshuari.

I pyetur se përse e ka bërë këtë, plaku i familjes Zykaj thotë: “Ja për të më bërë gropën mua”.

“Në drekë një nga nuset i tha që më ke marrë kaponjt e detit. Hëngrëm dhe drekën dhe u çua. I thashë ku do vesh, më tha do çoj dhentë në stan. Prindërit i shkuan nga pas. Erdha dhe unë, nuk gjeta njeri në shtëpi. Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë në avlli. Ulërisja më kot, askush nuk më degjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. (Ngashërehet) Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”, tregon gjyshi i autorit.

Ai tregoi se Ridvani ishte i ndarë nga i ati dhe jetonte vetëm. “Ridvanin e kanë të ndarë dhe rri lart. Rrinë me djalin tjetër”, tregoi i moshuari./BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Granatat e gazit helmues dhe më pas të gazit lotsjellës, të hedhura sot gjatë protestës mbi qytetarët e pranishëm, nga Garda e Republikës

Që shumë nga rrugët e lagjeve kryesore dhe periferike të Durrësit kanë problematika përsa i përket infrastrukturës rrugore këtë e dinë të

Vendimi i opozitës për lënien e mandateve ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Kozeta Mesiti dhe drejtori i tregjeve Sokol Hysa të propozuar nga PDIU janë shkarkuar nga detyra.

Disa lagje periferike të qytetit të Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme.

Banorët e Unazës së re kanë qënë sot më të zjarrtë se kurrë në protestën e tyre pothuajse 3 mujore për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri më 15 shku

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume tregon se çfarë mund të ndodhë nëse opozita djeg mandatet.

Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat paraqiten në ultësirën per