Italia: Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët ilegalë

10/02/2020 - 14:18

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht  në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.

Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.

Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore "Ero straniero" dhe e mbështetur nga forca politike "+ Europa".

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t'i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

Vlerësohet se nga kjo  do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre.

Por senatoria e pritet të sjellë dhe një avantazh ekonomik për arkën e shtetit. Llogaritet që kontributet e derdhura nga praktikat e emigantëve për procedurat e pajisjes me leje qendrimi si dhe taksimet e sigurimeve do të sjellin për arkën e shtetit një përfitim prej 1.2 miliardë euro.

Avantazhi ekonomik mund të jetë afatgjatë pasi me marrjen e lejes së qëndrimit emigrante bëhen kontribues aktiv për shtetin dhe ekonominë italiane.

Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

/Ora News.tv/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë janë konfirmuar dy raste të reja me covid 19.

Është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Aluiznit Durrës, Flamur Gjuzi.

*Me gazetat e mbyllura, redaksitë televizive të përgjysmuara dhe reklamat në pikiatë, kriza e koronavirusit rrezikon të lërë

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një statusi në rrjete sociale, fton opinionistët, gazetarët dhe drejtues

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira

I pyetur sonte në 'Open' në Top Channel, administratori i OSHEE-së Adrian Çela dha detaje mbi kategoritë dhe numrin e përfituesve prej ve

Konfirmohen edhe 3 raste të tjera me Covid-19 në Elbasan rezultojnë pozitive nëna 52 vjeçe dhe 2 vajzat përkatësisht 22 dhe 25 vjeçe.

Vetëm pak momente para lidhjes direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” këngëtari Gëzim Nika tregoi se përmes një video zbuloi humbjen

Shumë prej atyre gjyqtarëve që janë shkarkuar nga vettingu për mosjustifikim pasurie, apo lidhje me krimin shpresojnë në një vendim pro t

Një 28-vjeçar shqiptar ka vdekur në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.