Iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri, zbardhet identiteti i të "fortit" të dënuar për trafik droge

20/01/2021 - 20:43

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri që i përkasin Sokol Markut nga Mirdita, i dënuar për trafik droge.

Ndër pronat që janë vënë nën sekuestro janë 18 automjete, 2 lokale, 10 pasuri të paluajtshme si njësi tregtare vila apo apartamente.

Sipas News 24 bëhet fjalë për një skemë pastrimi parash, nga Sokol Marku dhe vëllai binjak, të cilët kanë qenë nën hetim edhe në Spanjë për trafik droge, ndërsa dyshohet se jepnin para me fajde.

Sokol Marku rezulton të jetë i dënuar më parë në Shqipëri. Në vitin 2013, Sokol Marku është vënë në pranga në Shqipëri teksa kthehej nga Italia.

Gjykata e Tiranës  e dënoi me 5 vite burg për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve”, pasi Marku është kapur në 2012 me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Por, rezulton se Marku është liruar më herët nga gjykata duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Njoftimi i prokurorisë:

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funskion te Procedimit Penal 4257 viti 2019 ne bashkepunim me Drejtorine vendore te poicise tirane u be ekzektimi i Vendimit te prokurorit nr 744 date 20.01.2021 për vendosjen e sekuestros perventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve;

Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare është I dënuar pasi sipas vendimit 459 A date 11.03.2013 te Gjykates Rr.Tirane, e cila ka bere dhe ndreqjen e vendimit nr.77 dt.31.01.2013 te Gjykates Rr.Tirane, per paqartesi denimi ( nese kishim te benim me nje denim me burgim apo denim alternative), duke e denuar me 5 vite burg. V.Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i K.penal.

​Gjithashtu po sipas vendimit penal nr.1046 date 05.04.2016 te Gjykates Rr.Tirane, si dhe vendim penal nr.139 dt.1002.2017 te Gjykates se Apelit Tirane, e cila e ka denuar me 1 muaj burg. V.Penale “Kundershtim i punonjesit qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik”, parashikuar nga neni 235/1 te K.Penal.

​Gjithashtu nga te dhenat e marra ky shtetas merret dhe me trafik te lendeve narkotike ne Itali

Sa më sipër Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ne baze te materialeve te derguara nga Seksonit për Hetimin e Pastrimit te Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë eshte bere rregjistrimi i Procedimit penal 4257 viti 2019 per veprat penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 ku jan sekuestruar 18 automjete duke vazhduar nga prosh bmw etj, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri re paluajtshme si njesi tregtare vila apo apartamente me nje vlere rreth 5 milon euro përafërsisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pallati i sportit “Ramazan Njala” bëhet gati për nisjen e fushatës së vaksinimit.

Fatkeqësisht, 20 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gja

Policia e Shteti ka ndëshkuar me masë administrative gjatë fundjavës 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për

Shumë shpejt fushata e vaksinimit për Covid-19 nis edhe në Durrës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, nënvizon se a

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq gjqyta

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e djshme në autostradën Vlorë-Fier.

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19.