Iu sekuestruan 70 mijë euro, gazetari zbulon "të fortin" që do prangoset për atentatin ndaj Ndojës

07/11/2019 - 23:08

Mbrëmjen e së enjtes, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Gjashtë ditë pas atentatit që ndodhi më 1 nëntor në autostradën Tiranë-Durrës, Andi Maloku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda. Plumbat i kishin prekur mushkërinë dhe shtyllën kurrizore shoferit të prokurorit Ndoja.

Ndërkohë një lidhje direkte në emisionin Opinion, gazetari Spartak Koka ka treguar se policia po zhvillon një operacion në jug të vendit për të arrestuar personin e dytë, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.

“Aktualisht ka hetime intensive që po shtrihen në disa qytete të vendit. Përqendrimi i një grupi të policisë është në qytetin e Lushnjës, në Karbunarë ku dyshohet se qëndron njëri prej personave që të ketë dijeni për atentatin. Ai është shtetasi J.S. Është eksponent i njohur i botës së krimit, jeton mes Durrësit dhe Lushnjës. Ka njohje më një grup rival të Pëllumb Muharremit. Përpara disa kohësh i janë sekuestruar rreth 70 mijë euro dhe automjet me vlerë 100 mijë euro”, tha gazetari.

Ndërkohë, për këtë rast kohë më parë policia njoftoi se i kishte sekuestruar 70 mijë euro dhe automjetin me vlerë 100 mijë euro shtetasit, Julian Sulo, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”. /Opinion.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Objektet e zbuluara në ujrat detare pranë Durrësit së shpejti do të vendosen së bashku në Muzeun Arkeologjik, i cili kohët e fundit ka ma

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka e cila përmes mashtrimit arriti t'i merrte 50 mijë euro një të dënuari për v

SHCBA ka nisur verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e ish kryebashkiakut të V

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Arjan Balliu. 

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llo

Prishet autobusi i linjës së Unazës në Durrës, bllokon gjithë trafikun te sheshi “Pranvera”, një nga nyjet me më shumë lëvizje në qytet.

Orët e para të mëngjesit do të vijojnë me vranësira, si dhe reshje shiu.

Pavarësisht se Franca është në avantazh ndaj Kombëtares Shqiptare, presidenti Ilir Meta shpreson ende.

Teksa në fushën e blertë po zhvillohej koreografia hapëse e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium”, në shkallët dhe tribunat e tij

Në "Air Albania Stadium", i inaguruar pak më parë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kreu i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri,