Ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia, do të ekstradohet sot në mbrëmje nga Turqia. Mësohet se Haxhia do të mbërrijë në “Rinas” rreth orës 20:10.

Më pas, Haxhia do të shoqërohet nga forcat e policisë në ambientet e burgut 313.

Në muajin prill, ai u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bërë vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

Ai ka deklaruar se vjen në Shqipëri me idenë për rihapjen e dosjes, megjithatë nuk dihet nëse gjykata do ta marrë parasysh kërkesën e tij.