Është zhvilluar sot seanca e parë për Izet Haxhinë, i cili është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia pas ekstradimit nga Turqia ka kërkuar rigjykim për këtë çështje, pasi pretendon se nuk ka qenë ai që ka bërë këtë vrasje.

Kjo seancë ka shërbyer për tu ballafaquar palët: prokuroi dhe mbrojta e më pas gjykata do vendosë nëse do marrë për bazë ankimin e Haxhisë dhe rivendosjen në afat të çështjes.

Haxhia gjithashtu ka kërkuar dhe përballje me Sali Berishën. Avokati i Haxhisë në këtë seancë ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.