Izraeli falenderon Shqipërinë për mbështetjen dhe bën paralajmërimin e fortë

16/05/2021 - 10:39

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre është edhe Shqipëria, e cila është rënditur e dyta pas SHBA-së.

Netanyahu gjithashtu shkruan se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë sulm dhe do të godasin fort Hamasin dhe organizatat e tjera terroriste.

‘Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Flamurin e Izraelit dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këtë javë të kaluar, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë!’- shkruan ai në Twitter.

Deri më tani 163 persona kanë humbur jetën mes tyre 43 fëmijë. Më shumë se 150 palestinezë, përfshirë të paktën 41 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë javës së aluar. Më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur. Në Bregun Perëndimor të okupuar, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e