Edhe këtë sezon veror, qytetarët e Durrësit do ta kenë “mollë të ndaluar” shëtitjen në shëtitoren “Taulantia” ose Vollga. Punimet e nisura vitin e shkuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë 4.5 milionë Euro do të vijojnë deri në fund të 2020-s, çka do të thotë se qytetarët duhet të presin për të shijuar shëtitjet e gjata në mbrëmje apo edhe perëndimin e diellit mbi Adriatik.

Shëtitorja bregdetare u përfshi nga rikonstruksioni për herë të tretë, ndërsa rikonstruksioni përfshin pjesën nëntokësore e mbitokësore në të gjithë zonën, duke shmangur derdhjen e ujrave të zeza në det, të cilat ishin burim shqetësimi serioz dhe krijimin e një parku të gjelbëruar në pjesën mbitokësore. Qytetarët presin me padurim finalizmin e projektit, i cili është vizituar e inspektuar disa herë nga kryeministri Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Projekti për rehabilitimin e shëtitores “Taulantia” të qytetit të Durrësit ndërtohet duke u bazuar mbi tre objektiva kryesorë:

1. Ripërcaktimi i raportit të kësaj zone me zonat urbane pranë saj, me qendrën dhe me elementet e rëndësishme historike, si objektiv kryesor për të shtuar dhe pasuruar sistemin e hapësirave publike;

2. Ripërcaktimi i raportit të qytetit me detin;

3. Realizimi i një parku të vërtetë për t’i ofruar qytetit me shumë hapësira publike për qytetarët, sheshe, hapësira të gjelbëruara, të ndriçuara dhe parqe për aktivitete sportive dhe lojëra për fëmijë.

Hapësira e gjelbër prezantohet si një grup copëzash dhe lulesh të vogla, shëtitorja pranë detit shfaqet si një hapësirë e shtruar pa një raport të vërtetë me ujin; në mbrëmje kjo zonë është e ndriçuar pak dhe në mënyrë jo-homogjene.

Ndërhyrjet, që po zhvillohen në rrugën “Taulantia” kanë filluar një projekt për rikualifikimin e saj, i cili duhet të jetë i përfunduar dhe i saktë: në këtë moment marrëdhëniet me qendrën nuk janë të lehta dhe të përcaktuara qartë.

Edhe një hapësirë e re është e disponueshme në lindje, pranë portit. Kjo hapësirë përfaqëson një mundësi për të gjithë qendrën dhe duhet të përdoret në mënyrë adekuate, duke u bërë pjesë e shëtitores përgjatë detit.

Prej tre vitesh e gjthë zona në lagjjen nuëmr 1 në Durrës  prej Torrës Veneciane, ka qënë në invrstim e siëpr.  Paralel me punimet për shëtitoren është Ujësjellës Kanalizime Durrës që zhvilloi një investim të rëndësishëm për disiplinimin e ujërave të zeza në lagjen nr. 1 të qytetit , duke shmangur përfundimisht ndotjen e bregdetit përgjatë shëtitores “Taulantia” si dhe përmbytjet që ndodhin në stacionin e trenit dhe te hyrja nr. 2 e portit.

Projekti ka vlerën e 4.2 milionë eurove që jepen në formën e kredisë nga Banka Botërore. Projekti në fjalë parashikon ndërtimin e një kolektori kryesor me gjatësi 4.2 km si dhe rikonstruksionin e stacioneve të pompimit nr. 7 dhe 8. Investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm situatën e përmbytjeve në raste reshjesh, pasi janë vendosur dy pompa që të largojnë ujërat e shirave, njëra te stacioni i trenit dhe tjetra te projekti i “Velierës” që këto ujëra të derdhen në det. Inxhinierët e UKD-së shprehen se tashmë me këtë investim përfundimsht nuk ka më ndotje.

Ky segment që shërben jo vetëm për shëtitoren bregdetare por edhe si pikë lidhëse me muzeun arkeologjik, mbetet një prej më problematikeve për shkak të përmbytjeve sa herë bie shi. Në këtë segment shkaktohen mjaft përmbytje duke bërë që rruga të jetë e pakalueshme as për makinat e as për këmbësorët.

Lagjja numër 1 në Durrës për pozicionin e saj gjeografik mbetet më e frekuentuara nga turistët vendas e të huaj, por që fatkeqësisht problemet me infrastrukturën kanë qenë të mëdha.

K.H.