"Zyra Vendore Arsimore Durres   Sot u finalizua me sukses procesi i votimit ne dy ambientet e ngritura ne Gjimnazin Leonik Tomeo per ciklin AMU dhe AML ku cdo kryetar votoi per kandidatin e tyre te preferuar. Po ju prezantojme disa momente nga procesi i votimit". – shkruhet në postimin në rrjete sociale nga ZVA Durrës.

Zyra Vendore Arsimore Durrës jep shembull të keq në zbatimin e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe:
– mungojnë “ë”-të,
– “ç”-ja,
– thonjëzat dhe
– sinonimet e fjalëve të huaja në shqip (u finalizua – përfundoi; ambiente – mjedise; preferuar – parapëlqyer; prezantoj – paraq/it-es; moment – çast).

Ja qortimi i gabimeve në tekstin e mësipërm:

“Sot [duhet data: 18 tetor 2019] përfundoi me sukses procesi i votimit ne dy mjediset e ngritura në gjimnazin “Leonik Tomeo” për ciklin AMU dhe AML, ku çdo kryetar votoi për kandidatin e tyre të parapëlqyer. Po ju paraqesim disa çaste nga procesi i votimit”.

Th.M.