Këto janë pamjet e peshkaqenit të bardhë që peshon afro gjysëm toni, i cili është kapur sot në ujërat e Adriatikut.

Gjallesa e rrezikshme e detit me gjatësi 4.5 metra dhe peshë 450 kg u kap nga peshkarexha “Çelepia” në 130 metra thellësi.

Peshkaqeni i bardhë sipas peshkatarëve është një specie e rrallë për ujërat e brigjeve shqiptare.

Fiks një javë më parë, një tjeter peshkaqen i përmasave të tilla u kap në ujërat e Durrësit. Anija peshkatore “Meduza Durrës” kapi një peshkaqen të rrezikshëm të llojit Tigër me peshë rreth 500 kg. Ai ra në rrjetat e peshaktarëve së bashku me 15 peshkaqenë të vegjël.