Ja sa do të zgjasin temperaturat e larta në Shqipëri

09/08/2018 - 17:45

   E mërkura, e enjtja dhe e premtja parashikohen të jenë tre ditët më të nxehta të verës, ditën e djeshme termometri ka regjistruar 39 grade Celcius, e po aq pritet të shkoje në maksimum edhe sot, po ashtu edhe përgjatë të premtes.

“Nga dita e diel e në vazhdim deri në fund të muajit presim që termometri të regjistroje maksimalisht 37 apo 38 grade Celcius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme të kushteve atmosferike deri në fund të muajit, pjesërisht moti do të jetë i kthjellët. Pjesa e dytë e ditës, pritet të ketë vranësira, duke rrezikuar shira të izoluar, gjë e cila nuk do të ndikojë në uljen e vlerave termike gjatë mesditës.”

Sipas eksperteve të meteorologjisë ndërkombëtare, këto temperatura ekstreme që kanë përfshirë gjithë Europen janë të ndikuara nga ngrohja globale, por meteorologët shqiptarë thonë se për Shqipërinë këto temperatura nuk janë të jashtëzakonshme.

“Ne prezencë të El Ninjos këto temperatura në kontinentin europian do të ishin të justifikueshme, pasi tre vitet e fundit fenomeni El Ninjo ka qenë prezent në kontinentin europian rrjedhimisht dhe në territorin shqiptar ka shënuar temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë dhe 43 gradë në zona shumë specifike…”

Edhe pse vapa ka qene përvëluese, El Ninjo thonë meteorologët këtë verë ka qenë i heshtur, dhe riaktivizimi i tij pritet te sjellë mot të ngrohtë edhe në nëntor.

“Me 85 % siguri parashikohet që El Ninjo të aktivizohet pjesërisht gjatë muajit Gusht dhe pjesën e mbetur të vitit 2018, pritet që moti të vijojë më i ngrohtë se sa normalisht dhe pritet që dhe për muajt Nëntor-Dhjetor reshjet të jenë më të larta se sa norma në territorin shqiptar.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të "Unazës së Madhe" që prek banesat

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do t’i nënshtrohet procesit të vetingut më 22 janar.

Ministria e Brendshme njofton se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhërua

MeteoAlb parashikon për këtë të shtunë mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore të cilat do vijojnë gjatë paradites në të gjithë territo

Asambleja e Personelit Akademik në Fakultetin e Drejtësisë, me anë të një deklarate për mediat bën të ditur se mbështesin protestën e stu

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari i vënë në pranga sot në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale, akuzohet

Këshilli Rajonal i Urdhrit të Farmacistëve në Tiranë, pas denoncimeve të vazhdueshme në lidhje me problemin e vonesave në pagesën e rimbu

E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë

Ndërkohë që protesta e studentëve vazhdon me bojkot dhe ngujim në të gjithë universitetet e vendit pedagogët paralajmërojnë me pershkallë