Ja sa pritet të jetë bonusi i qirasë mujore për të prekurit nga tërmeti në Durrës

11/12/2019 - 21:23

Janë me qindra familjet durrsake që vazhdojnë të paraqiten çdo ditë para bashkisë së Durrësit për të paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar nga bonusi i qirasë.

Nënkryetari i bashkisë, Florian Tahiri, ka publikuar mbrëmjen e sotme në profilin e tij në rrjete sociale vlerën që pritet të ketë bonusi i qirasë për çdo familje, nisur edhe nga përbërja familjare.

Bonusi i qirasë:

1+1 —> 20.000 ALL

2+1 —> 25.000 ALL

3+1 —> 30.000 ALL

Këto janë vlerat e bonusit të qirasë që pritet të përfitojë çdo qytetar i Durrësit i prekur nga tërmeti, nëse do të sistemohet në apartamente apo shtëpi private 1+1, 2+1 dhe 3+1.

Nënkryetari i bashkisë sqaron për DurrësLajm se listat e familjeve që do të përfitojnë nga bonusi i qirasë vijojnë të përditësohen çdo ditë dhe lista përfundimtare mund të ketë të përfshira rreth 2500 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke qenë se në media është transformuar deklarata e tij në një lidhje live, Tahiri kërkon të nënvizojë edhe njëherë se vlerat e bonusit pritet të jenë 20 mijë, 25 mijë dhe 30 mijë lekë në muaj.

Në ndryshim nga Tirana, ku Këshilli Bashkiak ka miratuar vlerat e bonusit 18.000; 22.000 dhe 27.000 mijë lekë të reja, në Durrës pritet që bonusi mujor të ketë vlera më të larta, për shkak se dhe çmimi i qirave në Durrës është ngritur mjaft pas tërmetit për shkak të kërkesës shumë të lartë të qytetarëve për akomodim të ri.

Ndërsa disa qytetarë kanë nisur të lidhin kontratat e para të qirasë, vlera përfundimtare e bonusit nuk është miratuar ende në Këshillin Bashkiak të Durrësit dhe për pasojë edhe derdhja e parave në llogaritë e qytetarëve që do të përfitojnë prej tij nuk ka nisur të lëvrohet.

Vetëm pas vendimmarrjes së KB-së Durrës, bashkia do të nisë të rimbursojë qytetarët për kontratat e qirasë së shtëpive.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu ka dhënë një lajm të mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor.

Ndërsa Rusia ka lajmëruar se do të bëhet vendi i parë në botë që nxjerr vaksinën kundër koronavirusit, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënde

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme parashikohet të jetë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vr

Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndër

Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në vendin tonë.

Një nënë e re në moshë ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë. Mësohet se nëna ka qenë e infektuar me

Me dhjetëra makina RETRO kanë zbarkuar pasditen e sotme në Durrës, në një paradë të veçantë, që mblodhi mjaft kureshtarë në sheshin qendr

Ministria e Jashtme përmes një njoftimi për median njofton se nga kontakti me palën greke në pikën kufitare të Kakavijës është shtuar num

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.