Ja si u dezinfektuan sot rrugët e rrugicat e lagjes nr.3 në Durrës, por a është mjaftueshëm?! (VIDEO)

08/04/2020 - 20:27

Paraditen e sotme, banorët e lagjes nr.3 ndoqën nga afër dezinfektimin e rrugëve dhe rrugicave. Mbërritjes së punonjësve të Ndërrmarrjes Komunale i paraprinte një zhurmë e fortë, që lëshonin pompat e dezinfektimit. Për këtë shkak, të shumtë ishin banorët që ndodheshin në rrugë apo ata të izoluar në shtëpi që ndoqën live procesin e dezinfektimit. Në ndryshim nga ajo që kemi parë nga pamjet filmike të medieve ndërkombëtare ku dezinfektimi i rrugëve, trotuareve, bordurave etj, kryhet nga ekipe të tëra punonjësish të pajisur me veshje speciale, punëtorët e NK Durrës mbanin veshur një kostum të thjeshtë dhe maskë.

DurrësLajm po publikon pamjet filmike të mbërritura në redaksinë tonë nga banorët e lagjes, shumë prej të cilëve ishin skeptikë mbi eficencën e këtij procesi. Në pamjet filmike të marra në rrugën "Ramazan Jella" dhe "Mbreti Monum" duket qartë edhe momenti kur mini depozitat e pompave spërkatëse, që i mbajnë në shpinë punëtorët, mbushen nga një tjetër person që i ndjek nga pas me ato që në gjuhën popullore njihen si dum-dume.

Grupi i parë i dy punëtorëve shoqërohej nga dy të tjerë që vinin më pas dhe spërkasnin muret e pallateve, në ndryshim nga të parët që përqendroheshin kryesisht tek asfalti dhe automjetet.

Dezinfektimi i sotëm ndoshta eleminon mikrobet, por askush nuk mund ta thotë me garanci të plotë nëse eleminon edhe Covid-19.

Në fund të muajit mars, dy ditë me radhë DurrësLajm pasqyroi dezinfektimin tërësor të tregut agroushqimor, dezinfektim që u prit mirë nga qytetarët. Për një dezinfektim të tillë me ujë të bollshëm, shkumë e detergjentë kanë nevojë edhe rrugët e Durrësit, tek të cilat shtresat e zhulit mbivendosen tek njëra-tjetra. Nëse vërtet sot do të ishte bërë në lagjen nr.3 një dezinfektim i tillë, aksioni do të ishte përshendetur nga të gjithë banorët.

Një natë më parë, deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni, denonconte faktin se rrugët e qytetit bregdetar nuk lahen as me ujë, jo më me shkumë apo detergjentë.

“A keni pare gje Ju, mjete, njerez e larje rrugesh ketej nga Durresi ? Se une Jo akoma. E ne keto rruget kryesore te qytetit, qe i verifikoj vete kollaj, dite e nate, akoma skam pare pike levizje.. pike uji.. lere pastaj shkume e detergjente si ato qe kemi pare neper foto e vende tjera. Vetem po jane bere ne heshtje dhe fshehtesi totale pastaj.. ta kem une gabim ?? Uroj !!”, shkruante Hyseni, ndërsa theksonte se në Komisionin e Integrimit u miratua (të martën) Akti Normativ i Qeverisë që parashikon disa masa shtesë për pushtetin vendor, si pastrimi apo dezinfektimi i posaçëm nga bashkia në çdo ambient publik, për të penguar përhapjen e Covid-19.

Për hir të së vërtetës, bashkia nisi larjen e rrugëve ditët e para sapo u shfaq koronavirusi në qytetin tonë, por edhe në ato raste shumë qytetarë ankoheshin se lagej asfalti, por jo trotuarët, ndërkohë që për lagjet periferike apo rrugicat as që bëhej fjalë për larje me ujë.

Për hir të së vërtetës sërish, kur kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD, Petro Vokopola denoncoi “vallëzimin” e minjve në zonën turistike të plazhit, denoncim të cilin DurrësLajm e publikoi, komunalja ndërhyri një ditë më pas dhe banorët konfirmuan se minjtë ishin zhdukur dhe zona ishte dezinfektuar.

Pastrimi i qytetit ka qenë përherë një nga hallkat më të dobëta të bashkisë së Durrësit, e cila ndryshe nga çfarë ndodh në qytete të tjera nuk e ka privatizuar këtë shërbim.

Të paktën tani, me rastin e koronavirusit, të lahej njëherë zhuli i rrugëve e rrugicave, pasi kur pandemia të përfundojë dhe rreziku të largohet, pushteti vendor do harrojë sërish që mbajtja pastër e qytetit është një detyrim ndaj banorëve dhe turistëve që e vizitojnë Durrësin 3000-vjeçar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur u bë e qartë se semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 do të devijonte nga përfundimi i tij normal dhe universitetet kaluan në më

Banorët e kompleksit “Jedas” në Durrës kanë protestuar para bashkisë së qytetit paraditen e sotme pasi kërkojnë sqarim lidhur me procedur

Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë sot me një deklaratë ku në fokus është reforma në drejtësi.

Meteorologia Adjola Bani, në një lidhje direkte me  edicionin e lajmeve në Ora News ka treguar si do jenë temperaturat gjatë kësaj jave d

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normativ, propozon që të nisin gjyqet në vend me rregullat e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në

Luan Daci ankimoi vendimin për pezullim nga detyra në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Urbanisti Ardian Muka, përmes një statusi në rrjete sociale, ka reaguar ndaj prokurimit publik të publikuar së fundmi, në lidhje me shtes