Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkozet, ku një bankomat i një banke të nivelit të dytë, ra pre e vjedhjes nga persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve që përcjell policia e Durrësit, ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur nga bankomati një sasi lekësh, që mbetet ende e papërcaktuar. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

"DurrësLajm" sjell pamjet nga vendngjarja.