“Jam hajdut, por jo vrasës”, shënjestra e atentatit, i dyshuar si bashkëpunëtor për vrasjen e avokatit grek

27/05/2019 - 09:13

Foto: ENO MATA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj në hëne në fshatin Poro të Novoselës në Vlorë. Dy të rinjve, Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç dhe Eno Mata, 32 vjeç u është bërë atentat, teksa po lëviznin me motorr në fshatin e tyre.

Ndërkohë, si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Mëhilli, dhe 32-vjeçari Mata ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sakaq, është bërë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë Eno Mata. 32-vjeçari nuk është emër i panjohur, pasi është një prej personave më të kërkuar në Greqi.

Mata është i dyshuari i vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2017, ndërsa pak kohë pas vrasjes Mata i ka lënë një shënim policisë greke.

Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Jam hajdut, por nuk jam vrasës”, thuhet në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.

Kujtojmë se vrasja e avokatit grek ndodhi mbrëmjen e 12 tetorit në Athinë. Shqiptari Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin dhe ka pranuar krimin, ndërsa Eno Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes.

Mata është është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga altnernime kthjellimesh dhe vranësirash.

Pas tërmetit që ra mbrëmjen e së dielës në orën 22:08 dhe alarmit të rremë që u përhap për një tërmet të fuqishëm pasardhës, çka bëri që

Një tërmet i rënë rreth orës 22:08 ka rikthyer edhe një herë frikën tek qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë

Pasojat që la tërmeti i një dite më parë në Durrës, janë të shumta në disa banesa e pallate.

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:08.

Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.