“Janë fasadë”, ekspertët e Komitetit Teknik-Bashës: Po bëjmë një punë të jashtëzakonshme, tërhiq akuzat!

31/10/2020 - 14:12

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar pas akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se është fasadë e Edi Ramës dhe nuk thotë të vërtetën për shifrat e koronavirusit.

Në kundërpërgjigje, Komiteti thekson se nuk është fasadë e askujt, por përbëhet nga profesionistë të fushës, që po i shërbejnë qytetarëve shqiptarë në këtë kohë të vështirë të pandemisë së koronavirusi.

REAGIMI I PLOTË

Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha. U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fyer në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë.

Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese.

Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti.

Në çdo ditë të punës sonë, ne udhëhiqemi vetëm nga parimet e profesionalizmit dhe çdo vendim që kemi marrë, e kemi marrë duke u bazuar vetëm në këto parime.

Ne mendojmë se strategjia që kemi ndjekur deri më sot, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës.

Siç është shprehur edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi politik i pandemisë i shërben vetëm përkeqësimit të situatës dhe është i dëmshëm për mbrojtjen e shëndetit publik.

I bëjmë thirrje Z. Basha që të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të heqë dorë nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.

Ambasada e Gjermanisë me atë të vendit tonë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore për

Pas skualifikimit për herë të dytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, juristi Eugen Papandile ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Ap

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Një tjetër personalitet i shquar në vend ka humbur jetën prej COVID.

Vështirësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili pak ditë më parë fitoi betejën me Covid-19.

IKMT shembi sot me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës, në rrugën “Hysen Myshketa”.

Grupimi "Bicycle Durrës" në bashkëpunim me arkitektë dhe urbanistë të pavarur ka bërë të mundur hartimin e një guide për ndërtimin e infr

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me homologët për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar për të kërkuar