Në kuadër të “Javes Europiane të Lëvizjes”, Bashkia Shijak në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat zhvilluan aktivitete të ndryshme sensibilizuese.

"Çdo ditë qyteti ku jetojmë ndryshon dhe zhvillohet, ndaj duhet të bëjmë të mundur që brezat e rinj, fëmijët dhe nxënësit të ndërgjegjësohen dhe edukohen për lëvizshmërinë urbane bazuar në rregullat e sinjalistikës rrugore.
Fokusi i aktiviteteve të zhvilluara sot ishte përmirësimi i cilësisë së jeteses së fëmijëve përmes lëvizjes me bicikleta duke respektuar sinjalistikën.
Të duam natyrën,jetën, të mbështesim zhvillimin e qytetit tonë me ambiente me sa më pak ndotje.
Java e Lëvizjes na kujton se kur vjen puna tek lëvizshmëria personale ka me të vërtetë një zgjedhje, dhe një zgjedhje e mirë bën një ndryshim të prekshëm në shëndetin tonë dhe cilësinë tonë të jetës. Pra, le të mbajmë një qëndrim për ajrin e pastër, dhe për hapësirat urbane që po ndërtohen për njerëzit. Qytetet janë për qytetarët e le t’i mbajmë ato të tilla.",
– shkruan kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.