Javën e ardhshme vishuni mirë, priten reshjet e para të dëborës!

18/10/2018 - 18:58

Javën e ardhshme moti “kthen faqe”. Madje meteorologët parashikojnë që do të kemi edhe flokët e para të dëborës që i paraprijnë sezonit të ardhshëm dimëror.

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor. Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe kryesisht të hënën kur priten shira në të gjithë vendin. “Në zonat lindore shfaqet mundësia për reshje dëbore në data 22 – 23 tetor”,- parashikon Meteoalb.

Temperaturat

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më datën 21 nëntor 2018, në ambientet e Royal G Hotel Durrës, u zhvillua një workshop për kuadrin ligjor dhe kapacitetet e reagimit ndaj

Një qytetare nga Durrësi ka denoncuar pranë redaksisë së DurrësLajm vjedhjen e lokalit të saj nga punonjësja që kishte marrë në punë si b

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Bernd Borchardt interesimit të gazetarëve për reformën zgjedhore, situatën në KQ

Task Forca Antikorrupsion propozon shkarkimin nga puna të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë Ardian Musta

Qeveria cakton datën e premte 30 nëntor 2018 ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Ashtu si Spitali Rajonal edhe në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, mjekët po përballen çdo ditë e më shumë me radhë të gjata si re

Policia ka paditur në prokurori disa banorë të zonës së "Astirit", të cilët kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara ditët e fundit.

Më 28 tetor të këtij viti, kryeministri Rama u ndal në një prej familjeve më të varfra të Shijakut.

Në datë 20 nëntor, 2018, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), Prof. Dr.