Javën që vjen fillojnë reshjet e shiut dhe borës, ditët kur priten stuhi

26/01/2020 - 20:13

Bëhuni gati për ti lënë pas ditët me diell. Moti do të ndryshojë këtë javë dhe ditët me diell që kanë dominuar për një kohë të gjatë do të zëvendësohen me reshje shiu.

 Megjithëse java që vjen do të jetë e lagësht nuk do të mungojnë as momentet me diell dhe dëborë në disa zona. Sipas shërbimit meteorologjik, e mërkura do të jetë një ditë delikate pasi do të ketë shtrëngata e stuhi.

“Pas një kohe të gjatë me mot me diell dhe “thatësirë” sa i përket reshjeve të shiut tashmë situata meteorologjike mbi vendin tonë ndryshon totalisht. Në këtë mënyrë kryefjala për javën që kemi përpara do të jetë moti i paqëndrueshëm shoqëruar me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë pjesës më të mdhe të ditës. Por nuk do të mungojnë as orët me diell edhe pse ato do të jenë të shkurtra me intervale disa orësh”, thuhet në njoftimin e shërbimit meterologjik.

Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formnën e shtrëngatave. Përjashtim bëjnë këtu dita e Mërkurë me reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës (lokalisht të dendura) në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër.

Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës. Qëndroni me SH.M.U për përditësime të herëpashershme, lajmëron shërbimi meteorologjik më tej.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë, Drejtoria e Përgjithshme Detare apelon mbrëmjen e sotme për Kujdes

Dy tragetet e parashikuara të udhëtonin drejt portit të Barit mbrëmjen e sotme e kanë shtyrë nisjen për mëngjesin e së shtunës.

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë

Policia e Tiranës ka shoqëruar këtë pasdite një grup besimtarësh myslimanë, pasi kishte informacione se do të protestonin para Kryeminist

Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve të fundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

61-vjeçari Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes private "Kënaqësia" në Durrës i proceduar penalisht nga policia për dhunimin e të miturës 2-

Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerë policie nga strukt

Vijon në të gjithë vendin, zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, k