"A jemi më mirë se vjet, fatkeqësisht jo!" Ministri Klosi pranon problematikat me turizmin (VIDEO)

20/02/2020 - 20:11

Në një takim me operatorët turistikë që operojnë përgjatë vijës bregdetare të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e pushtetit vendor dhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, pranoi se puna e bërë deri më tani nuk është në nivelin e duhur.

“A jemi këtë vit më mirë se vjet? Fatkeqësisht nuk jemi më mirë sesa vjet. Nuk jemi fare më mirë sesa vjet. VKM-ja kërkonte që deri me datë 31 janar të përmbushnim detyrimin për të përcaktuar hartat e zonave ku do të bëhej plazh në kuadër të menaxhimit të plazheve publike dhe plazheve private”, tha ministri Klosi gjatë fjalës së tij.

Ministri kërkoi që brenda datës 31 mars të lidhen kontratat me privatët, për të parandaluar përsëritjen e situatave të një viti më parë, kur kontratat vazhdonin të lidheshin në muajin korrik.

“Sipas VKM, bashkitë, deri në fund të muajit mars, duhet të lidhin kontratat me subjektet private. Që të mos na ndodhi si vitin e kaluar që kontratat vazhdonin të lidheshin deri në korrik, kur plazhet ishin mbipopulluar. Sezoni do të trajtohet i plotë nga muaji maj në shtator, ju hoteliereve ju del si detyrë të mirëmbani plazhet dhe të siguroni higjenën, pasi kështu do të siguroni raporte kontraktuale të mira me bashkitë”,- tha ministri Klosi

Më tej, ministri deklaroi se do të krijohen lehtësi për bizneset që operojnë me mjetet motorike në det.

“Data 31 mars është dita e fundit e lidhjes së kontratave dhe më pas do të çojmë ligjin e aktiviteteve e të bregdetit në parlament. Do krijojmë gjithë lehtësirat e mundshme që të krijohen bizneset e mjeteve lundruese jahteve, marinave, lojërave të detit dhe kjo është një perspektivë e re. Na duhet të trajtojmë mbetjet urbane”,- shtoi Klosi.

Ministri i Turizmit nënvizoi se nga viti i ardhshëm sezoni turistik do të jetë 12 mujor, ndërsa gjatë vitit 2020 pritet të shfrytëzohet hapësira mes muajit maj-shtator.  

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maskat janë një nga produktet më të shitura që prej shfaqjes së pandemisë pasi konsiderohen një masë mbrojtëse efikase për parandalimin e

Edhe 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndeti

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i dhuron Policisë së Tiranës maska dhe detergjentë dezinfektues.

Mëngjesi i sotëm është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës.

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të p

Ka shkuar në 259 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, me 16 raste të reja, të testuara në 24 orët e fundit.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i është përgjigjur kritikëve

Të martën, numri i të infektuarve me koronavirus në Durrës pësoi rritje të ndjeshme, ku u regjistruan 12 raste të reja në 24 orët e fundi

Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj iu përgjigj nga emisioni "Opinion", disa pyetje

Ashtu siç u njoftua dy ditë më parë, sot është hapur tregu i fruta-perimeve në Durrës, por me rregulla të reja dhe me numër të reduktuar