Jepet vendimi për burrin që mashtroi me diplomë false për vizën amerikane

24/08/2019 - 15:27

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për Agron Selmanin i cili u arrestua të mërkurën, sapo doli nga Ambasada Amerikane.

Selmani ishte paraqitur në ambasadë për të dhënë intervistën për të marrë vizën si fitues i lotarisë por diploma që ka paraqitur rezultoi se ishte false, pasi ai nuk kishte qenë asnjëherë në shkollën "Jordan Misja" në Shkodër. 

Gjyqtari Sokol Tona vendosi ta lërë në burg Selmanin deri në përfundim të hetimeve. 41-vjeçari akuzohet për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve shkollore".

Mësohet se prokuroria i është paraqitur gjykatës me dy kërkesa të ndryshme. 

Ditën e premte, 23 gusht në serkretari u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në arrest shtëpie, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për arrest me burg, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, Shqipëria këtë të diel do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të transportuar drejt spitalit të Durrësit një person në gjendje të dehur.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët jashtë Tiranës, teksa tha në emisionin “Kjo Javë” të

“Ne jemi shumë të fokusuar te rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos te produktet me origjinë shtazore”.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë në zonën e Durrësit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aplikimin e proj

Si sot 21 vite më parë, Tirana përjetoi një nga ato situata të ngjashme me trazirat e vitit 1997.

AKU ndalon hyrjen e 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar dhe ndëshkon me 5.25 milionë lekë kundravajtje

Një tërmet ka goditur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.