Jo më rradhë të gjata në Hipoteka, 46 dokumente më pak për qytetarët

21/02/2018 - 18:21

   Reforma e Shërbimeve Administrative ka dhënë efektin e parë për të gjtihë qytetarët që përballeshin me radhët e gjata në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për të cilët është reduktuar ndjeshëm numri i dokumenteve të kërkuara.

46 dokumente më pak kërkohen nga qytetarët pas ndryshimeve në ZVRPP, duke eliminuar radhët e gjata të pritjes në sportele.

Qytetarët që aplikojnë për dokumente në zyrat e ALUIZNI-t, apo Agjencisë së Trajtimit të Pronave, tashmë do të kursejnë shumë kohë në përgatitjen e dosjes së tyre. Për 17 shërbime të ofruara nga ZVRPP-të, 51 dokumente janë dokumente identifikuese dhe 48 dokumente janë dokumente pronësie, të cilat mund të merren tashmë pa asnjë kosto shtesë.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo, vlerësoi se ulja e numrit të dokumenteve të kërkuara nuk është qëllim në vetvete, por ajo shoqërohet me rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe eliminimin e burokracisë.

“Ky është një angazhim që do të prekë të gjitha institucionet e varësisë të Ministrisë së Drejtësisë”, tha ajo.

Duke theksuar angazhimin e kësaj ministrie dhe institucioneve të varësisë në reformën e deregulimit, Vodo tha se “tashmë të gjitha institucionet shtetërore kërkojnë vetë në sistem dëshmitë e penalitetit në regjistrin elektronik, duke çliruar qytetarët”.

“Ky është një hap i madh që solli si rezultat që institucionet shtetërore të mos kërkojnë më certifikata penaliteti. Një gjë e tillë shmang radhët, por shmang edhe çdo lloj akti tjetër korruptiv”, tha Vodo.

Ndërsa zv/kryeministrja Senida Mesi vlerësoi se reforma për shërbimet administrative, 4-5 muajt e fundit arriti në një fazë tjetër me shkurtimin e të gjitha procedurave të administratës publike.

“Për ne, kjo është vetëm faza e parë e procesit të deregulimit dhe lehtësimit të procedurave. Reforma në shërbimet administrative do të jetë sukses kur të ndryshojë perceptimi i qytetarëve dhe sipërmarrësve për administratën dhe shërbimet”, tha ajo. /atsh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas kërcënimeve me jetë në adresë të gazetarit Ylli Rakipi.

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre deri në plotësimin e 8 pikave të vendosura prej ditësh si kusht për qeverinë dhe kryeministrin

Zbardhet rendi i ditës i mbledhjes së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 të së mërkurës në

Një ish-regjistrues dhe tre specialistë të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec janë kallëzuar penalisht

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE-së dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BE-së në Ti

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit në vend, mbi situatën e reshjeve, temperaturave dhe

Ka skaduar afati për ankimet e prokurorëve në garë për KLP.

Në kuadër të masave ligjore që ndërmerren nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera shtetërore për vendosjen e një regjimi të r

Pak ditë pas kësaj deklarate të Ministrit të Infrastrukturës, dalin në dritë të tjera të dhëna që zbulojnë se kush qëndron pas kompanisë

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rektori Bahri Musabelliu teksa i përgjigjej një studenti të