Jo vetëm Skënderbeu! Edhe Arianiti në armët e autorëve të masakrës

15/03/2019 - 20:44

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.

Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorura nga ta, janë të personave që evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

Emrat e personazheve historikë, të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht turqve, ishin të shkruara në armët e përdorura nga autorët e kësaj masakre.

Më lehtësisht lexohej emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, “Skanderbeg”, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Europë. Por tashmë është identifikuar edhe një tjetër emër shqiptar, ai i Gjergj Arianitit, i cili ashtu sikurse Skënderbeu udhëhoqi disa beteja kundër perandorisë osmane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini nuk ka kaluar Vetingun.

Policia e Shtetit njofton se do kallzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për denoncimet e postuara nga ky i fundit në profilin e

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktiv

Dhoma e Avokatisë në Korçë ka bojkotuar shërbimet për 3 ditë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një këmbësor i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër kanë ndërmarrë një protestë ditën e sotme.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë sot seancën paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dendura paraqiten në zonat malore.