“Jugu i Shqipërisë është Greqi”, Lëvizja për Vorio Epirin shpalos pretendimin në prani të kryetarit të bashkisë

Postuar: 16/05/2018 - 15:43

Ndërsa Tirana zyrtare zien nga problemet e brendshme, në Bularat të Gjirokastrës, Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit me kryetar Mondi Kolila kërkon aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Në një tubim me pak njerëz dhe me flamurin e Vorio Epirit, Montis Kolilas i cili thuhet se është kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit tha se “sot në Bularat, në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914”.

Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Tubimi u organizua në qendrën e fshatit, shumë pranë shkollës së mesme dhe në atë që njihet si monumenti i edukatorëve kombëtar të komunitetit grek, që sipas të pranishmëve janë martirizuar gjatë periudhës 1944-1990.

Tubimi u organizua në 104-vjetorin e protokollit të Korfuzit. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Dropull, Arqile Deçka. Pjesëmarrësit ngritën zërin mbi ato që ata i quajnë si problematika të kohës. Ata thanë se grekët nuk janë vetëm banorët e këtyre 99 fshatrave të njohur nga qeveria shqiptare, por helenizmi në Vorio Epir ka një histori që tejkalon kufijtë e njohur gjeografikisht që sipas tyre përfshin edhe zona si Përmeti, Himara dhe Korça. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas marrjes së dëshmive të tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe gazetarit Jetmir Olldashi, puna e Pr

   90 përqind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga shkaqe natyrore. Në total në vitin 2017, kanë ndërruar jetw 22.232 shqiptarë.

   Pasi emri i Ermalit, punonjës policie në Vlorë, u përmend gjatë audio-regjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike, zbulohet ident

Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës në bashkëpunim me Institutin e Rajoneve të Europës me qendër në Salzburg të Austrisë, si dhe me I

Ndotja që i bëhet Adriatikut nga lumenjtë që përfundojnë në të, ka bërë që bregdeti i Durrësit të pësojë ndotje të madhe këtë vit nga qin

Çifti i bashkëshortëve nga Dërmënasi i Fierit, Fisnik dhe Migena Kajolli të cilët u arrestuan nga policia kishin krijuar një skemë mashtr

Të gjitha familjet në Durrës që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me Bonus Strehimi në bazë të V.K.M.nr.1093, datë 28.12.2015

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto ka apeluar vendimin e Gjyaktës së Krimeve të Rënda e cila e dënoi atë me 5 vite burg.

Zbardhen detaje nga operacioni i Prokurorisë së Tiranës për automjetet luksoze që shmangnin doganën.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një deklaratë për mediat sot ka njoftuar vendimin e marrë ditën e djeshme nga qeveria, sipas të cilit do