“Jusuf Puka”/ Reagon bashkia e Durrësit: Pse u transferuan nxënësit dhe kur pritet të nisë rikonstruksioni

10/01/2019 - 14:19

Që nga mesi i muajit tetor, 480 nxënësit e shkollës “Jusuf Puka” u transferuan për të zhvilluar procesin mësimor pasditeve tek “Bedrie Bebeziqi”. Por kur kanë kaluar gati dy muaj nga ky transferim, rikonstruksioni i shkollës nuk ka nisur ende.

E pyetur nga DurrësLajm për këtë problem, bashkia e Durrësit sqaron se transferimi i nxënësve u bë jo sepse do të niste rikonstruksioni, por sepse gjendja e amortizuar e shkollës nuk lejonte zhvillimin e mësimit, pasi mund të vinte në rrezik jetën e nxënësve që e frekuentonin atë. Sipas bashkisë, rikonstruksioni i shkollës është ende në proces tenderimi dhe sapo të përfundojnë këto procedura do të nisin punimet. 

Gjithsesi, ajo që të bën përshtypje është fakti se pse nxënësit u lejuan të frekuentojnë shkollën për rreth një muaj, që nga mesi i shtatorit kur nisi viti i ri arsimor dhe vetëm më vonë u konstatua se ambientet e amortizuara mund të vinin në rrezik jetën e fëmijëve! 

Të njëjtat burime të bashkisë i deklaruan DurrësLajm se shtatori i këtij viti do t’i gjejë nxënësit e shkollës “Jusuf Puka” në ambientet e rikonstruktuara dhe punimet do të bëhen me ritme të përshpejtuara nga firma që do shpallet fituese e tenderit.

Kujtojmë se transferimi i nxënësve për të zhvilluar mësimin pasdite pranë shkollës “Bedrie Bebeziqi” u prit me protesta të shumta nga prindërit e nxënësve. Shumë prej tyre denoncuan në DurrësLajm kushtet aspak të përshtatshme të shkollës, ku mungonin kangjellat në dritat e katit të parë, dyert e tualeteve, ndriçimi nëpër klasa dhe era e rëndë e kanalizimeve e bënte thuajse të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor. Shumë prindër deklaruan se ishin gati t’i çonin fëmijët në shkolla të tjera. Këto ankesa çuan në inspektimin e shkollës “Bedrie Bebeziqi” nga vetë drejtoresha e DAR, Lindita Muka, e cila u mundua të justifikonte kushtet skandaloze të ambienteve të shkollës që ndodhet në qendër të qytetit bregdetar.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klement Balili, i ashtuquajtur si Eskobari i Ballkanit, ndodhet tashmë në pranga.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është duke u pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh

Dekani i Fakulteti Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentët, iu ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë pe

Vijon bojkotimi i mësimit dhe ngujimi në kampusin universitar edhe gjatë ditës së sotme nga studentët e UAMD-së.

Shumë prej tyre studentëve protestues shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një panoramë të situatës së akseve rrugore në vend për këtë të mërkurë.

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit i ftuar në emsionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka komentuar nëse klienti i tij ka vi

Zbulohen pamjet që tregojnë momentin e dorëzimit të Klement Balilit te drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu.

Pyetjes nëse mund të kishte patur një shkëmbim me armë zjarri mes Balilit e policisë së shtetit i është përgjigjur këtë të martë nipi i t