Kreu i kadastrës së Vlorës,  Bilbil Aliaj ka kërkuar dorëheqjen nga ky post, ku qëndronte prej katër muajsh.

Aliaj ka zëvendësuar Taulant Canametin i cili ishte i komanduar ne këtë post. Ai u emërua në detyrë në 4 shkurt të këtij viti dhe e mbajti detyrën për rreth 4 muaj, ndërkohë ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar atë të japë dorëheqjen.

Që nga shtatori i vitit 2019 deri në 2020 janë dorëhequr 5 persona nga ky post në kadastrën e Vlorës. Ndërkohë që problemi është edhe më i vjetër pasi gjithsej që nga viti 2013, janë dorëhequr 10 drejtues të Kadasrës së Vlorës.

Drejtuesit e Hipotekës së Vlorës:

Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020)

Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020)

Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)