Kamera tek vendgrumbullimet e mbeturinave, Sako: Do të denoncojmë qytetarët e papërgjegjshëm (VIDEO)

10/08/2019 - 15:53

Kamera për të mbikqyrur pikat e grumbullimit të mbeturinave, për të evidentuar qytetarët e papërgjegjshëm. Kjo është një nga iniciativat që pritet të ndërmarrë kryebashkiakja Valbona Sako në javët në vazhdim. “Për të mbajtur një qytet të pastër, nuk mjafton vetëm puna e ndërrmarrjes së Pastrim Gjelbërimit, por duhet kontributi i gjithsecilit”, thotë për DurrësLajm kryetarja e bashkisë. Ajo deklaron se aksioni është pritur mjaft mirë nga qytetarët dhe pastrimi i qytetit do të jetë gjithnjë në fokusin e punës së saj dhe ndërrmarrjeve në varësi të bashkisë. 

Krahas aksionit të pastrimit të qytetit ka nisur ndëshkimi i subjekteve private që ndotin ambientin. Në këtë javë të parë, janë marrë masa administrative kundrejt 6 subjekteve, ndërkohë që situata do të vazhdojë të mbahet nën monitorim. 

Ditën kur kryebashkiakja nisi aksionin e pastrimit, kreu i PD-së së Durrësit doli në një konferencë për shtyp për të denoncuar ndotjen ambientale të qytetit. Kryebashkiakja Sako ka një apel për strukturat e PD-së lokale për këtë çështje. 

Megjithëse vetëm një javë në postin e kryebashkiakes, Sako ka komunikime të vazhdueshme me qytetarët dhe takime të përditshme me ta si në zyrë, ashtu edhe në terren. Një nga problematikat e ngritura prej tyre është edhe ndriçimi i rrugëve apo lagjeve të qytetit. Në shumë zona tashmë ka nisur ndërhyrja. 

Në stinën e verës, popullsia e Durrësit rritet ndjeshëm dhe krahas kësaj rritet edhe volumi i mbeturinave urbane. Kryebashkiakja nënvizon se po shikohet orari i tërheqjes së mbeturinave dhe njëkohësisht po merren kontakte me bizneset për të disiplinuar kohën e depozitimit të mbeturinave, për të evituar qëndrimin e tyre për shumë kohë të ekspozuara nën temperaturat përvëluese të këtyre ditëve.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ky ishte një ndër objektivat e Policisë së Shtetit në vitin 2013, që në njëfarë mënyre edhe u arrit, duke reklamuar përballë publikut një

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmjën e të hënës në zonën e Astirit në kryeqytet, ku u ekzekutua 28-vjeçari Vilson Taf

Studentët i janë rikthyer sërish protestave pas më shumë se një viti shkëputjeje.

Tre ditë pas tentativës së grabitjes së çiftit të biznesmenëve në Tiranë policia ende nuk ka asnjë të arrestuar, por dy të dyshuar, që ja

Midhjet që hidhen në treg për konsumim janë pa asnjë kontroll.

Një kryetar Bashkie është kapur duke konsumuar lende narkotike në ambientet e një lokali. Fakti tashmë është i pamohueshëm.

Në Komisionin e Sigurisë sot do të diskutohet për dhënien e amnistisë ndaj të burgosurve.

11 anije të mbytura gjatë veprimeve luftarake në dy luftërat botërore ndodhen në ujrat detare pranë Durrësit, ndërsa numri i përgjithshëm

Moti i kthjellet mbetet prezent gjatë orëve të paradites dhe mesditës në vendin tonë.

Tirana është qarku ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë së vendit dhe njëkohësisht më e reja.