Një aksident rrugor është regjistruar një ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit, ku ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar.

Ka qenë një kamion që është përplasur me një motorçikletë të drejtuar nga 26-vjeçari nga Shijaku me iniciale E.K., e si pasojë ka mbetur i aksidentuar.

Policia e Durrësit bën me dije se i riu ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i kamionit tip “Benz”, shtetasi N. Çalliku 66 vjeç, banues në Shijak, u arrestua nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu raportohet se motorçikleta tip “LIFAN” e drejtuar nga i plagosuri ishte pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.