Vazhdon pas disa orësh trafiku në autostradën Durrës-Tiranë, pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Sukthit.

Trafikndarësja e shkatërruar në autostradë ka shkaktuar si pasojë trafik të rënduar në këtë aks rrugor ku qarkullojnë me mijëra automjete drejt Durrësit dhe kryeqytetit.

Një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen, ndërsa fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, njoftoi më herët policia e Durrësit.

Këto janë pamjet që përcjell “DurrësLajm” nga vendi i ngjarjes sërish dhe në orët e mesditës, ku ka ende prani të forcave policore, për të bërë të mundur lirimin e trafikut.