Kandidatët për kreun e BKH nisin sot përballjen me makinën e së vërtetës

18/02/2020 - 10:55

Tetë kandidatët për Kreun e Byrosë Kombëtare të hetimit do ti nënshtrohet testit të Poligrafit ose makinës të së vërtetës. Ky test do të fillojë ditën e sotme dhe do përfundoj të premten.

Kandidatët do të përballen me makinën e të vërtetës nga dy në ditë. Me pas do të kenë intervistën dhe pastërtinë e figurës dhe integritetit.

Postit të drejtuesit te BKH-së i është dhënë shumë rëndësi nga ekspertët, e huaj të cilët po asistojnë në prokurorinë e posaçme antikorrupsion në fazën e ngritjes së institucioneve të reja.

Emri i përzgjedhur nga komisionit do ti dërgohet me pas KLP-së, e cila do te përcaktoj edhe drejtuesin e BKH-së I cili më pas do të vazhdoje procedurën me zgjedhjen e zëvendësit të tij dhe 40 OPGJ-ve, të cilët do t'i nënshtrohen të njëjtës përzgjedhje dhe do të kryejnë një trajnim në SHBA, shkruan Ora.

Deri në krijimin e kësaj strukture mbështetëse të SPAK veprimet po kryhen nga OPGJ-të e ish prokurorisë së krimeve të rënda të cilët kanë dhënë pëlqimin të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e byrosë kombëtarë të hetimit. Aktualisht ish-godina e prokurorisë së krimeve të renda ku është vendosur SPAK po i nënshtrohet një rikonstruksioni për t'iu përshtatur ndryshimeve të reja. Në këtë godinë do të vendoset edhe një repart përgjimesh që do të ndihmojë hetimet e kësaj strukture.

1-Aida Veizaj

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në karantinë prej tre javësh, por pasditja e së premtes ka qenë e veçantë për banorët e lagjes nr.16 në Durrës.

Dhjetëra banorë të komunitetit rom që banojnë në zonën e Nishtullës, janë ndër shtresat më të varfra në Durrës dhe që nuk kanë asnjë mund

“Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit në lidhje me COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë informon se, në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga, raporton "BalkanWeb".

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me Covid-19, autoritetet

Nga 27 rastet e reja me koronavirus në vend, 12 prej tyre janë nga Shkodra, duke e bërë kryeqendrën e Veriut të tretën pas Tiranës e Durr

Duke filluar nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00, gjithçka do të jetë e mbyllur, dhe asnjë kalimtar nuk do të lejohet të d

Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër C