Kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako ka zhvilluar sot një takim me veteranët e qytetit bregdetar, në kujtim të Kongresit të Përmetit.

Në një postim në Facebook, Sako shkruan se "historia duhet njohur dhe respektuar, në mënyrë që e ardhmja të jetë bazuar në rrënjët e saj dhe në vlerat e trashëguara."

POSTIMI I PLOTË

Sot në kujtim të Kongresit të Përmetit(24.05.1944), gjatë takimit mbajtur me Veteranët e Durrësit, organizuar nga Partia Socialiste Durrës. Historia duhet njohur dhe respektuar, në mënyrë që e ardhmja të jetë bazuar në rrënjët e saj dhe në vlerat e trashëguara!#PartiaSocialiste #PSDurres #GjitheVemendjaPerJu #BashkePerZhvillim