Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e 3 personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Të ndaluarit janë:

• M. Lala 24 vjeç, banues në Durrës

• L. Loca 48 vjeç, banues në Durrës

• K. Arifaj 29 vjeç, banues në Durrës

Në ngarkim të shtetasit M.Lala, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 139,  25 të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasit L.Loca, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/a/4  të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasit K.Arifaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme.