Drejtoria e Hetimit Doganor ka sekuestruar 2494 koli cigaresh në Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë. Vlera e këtij malli nëse ai do të hidhej në treg përllogaritet 184.6 milion lekë.

Cigaret janë gjetur gjatë një kontrolli në kontenierët që kanë mbërritur në port. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

Kujtojmë se në një periudhë kohe prej 3 muajsh ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale:

Tashmë Prokuroria e Durrësit po heton për ngjarjen në fjalë për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.