Një sasi prej 222 kg marijuanë është kapur në liqenin e Shkodrës mëngjesin e djeshëm me qëllim kalimin në Malin e Zi.

Në pranga kanë rënë dy shtetas malazez me iniciale N.R. dhe M.J.

Sipas policisë të vendit fqinj, sasia e kapur vinte nga Shqipëria.

“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur gjithashtu afër, në një vend tjetër. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinjë e Podgoricës.” – njofton policia malazeze.