Policia e Durrësit ka vijuar me ushtrimin e kontrolleve në lokale, të cilat duhet të jenë të gjitha të mbyllura, në kuadër të masave të marra në luftën kundër Covid-19.

Në lagjen nr. 11 është gjetur i hapur një lokal ku kishte disa klientë brenda. Menjëherë uniformat blu kanë gjobitur të gjithë klientët me nga 10.000 lekë.

Ndërsa ndaj pronarit të lokalit u vendos gjoba 100.000 lekë të rinj si dhe është shoqëruar në polici.

Mësohet se një person i pranishëm, deklaroi se ishte invalid dhe kishte shkuar për nevoja personale në lokal, por edhe ai është gjobitur me 10.000 lekë. 

Lokali në fjalë ndodhet tek ish-kinema Iliria, lagjja nr.11.