Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi po tentonin të kalonin në një pikë kufitare 21 kilogramë drogë.

Personat e arrestuar tentuan të kalonin kufirin me automjetin tip “Benz”.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Maradona Bega, 23-vjeç dhe Dornela S, 26-vjeçe, të dy banues në kryeqytet.

Dy të rinjtë nga Tirana janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi në dalje të territorit të Shqipërisë, në makinën Benz me targë AA 479 HM, në pronësi të 23-vjeçarit Bega, gjatë kontrollit autoritetet konstatuan të fshehur 21 kilogramë kanabis.