Media franceze “Radio France International” ka shkruar sot në një artikull të sajin rreth kapjes së sasisë rekord të kokianës në shkurt të këtij viti në Durrës.

Sipas medias franceze, ka dyshime se janë të përfshirë vetë drejtuesit e shtetit në trafikimin e kësaj sasie te madhe droge, ku e quan dhe Kolumbinë e Europës.

 

“Shqipëria gramafoni i drogës në Europë. Dyshimet janë për bashkëpunëtorët në radhët më të larta të shtetit. Çështja shkon deri në atë pikë sa që e quajmë Kolumbia e Europës. Në shkurt të vitit 2018, u kapën 631 kilogram kokainë me vlerë 180 milione euro në tregun e zi. Kjo është sasia më e madhe e kapur në historinë e këtij vendi”.