Gjigandi i lubrifikantëve Kappa Oil është sponsor zyrtar i i Hiking Adventure Club Albania, një operator turistik i specializuar dhe licensuar për zhvillimin e tureve turistike në terrene të vështira malore.

Hiking Adventure Club Albania është një Tour Operator i specializuar dhe i licensuar në organizimin me cilësi të tureve me guida, Trekking, Hiking, Kayak, Zhytje, Ski Alpinizëm, Off Road si dhe sporteve në natyrë dhe aventurave ekstreme, e gjitha kjo falë ekipeve në terren dhe guidave profesioniste.

Për këtë arsye Hiking Adventure Club Albania kërkonte një partner serioz dhe të besushëm për mjetet e saj të mëdha dhe të fuqishme të cilat duhe të lëvizin në terrene të vështira, malore dhe shpeshherë jo të shtruara, por off road.

Për këtë arsye Kappa Oil si një lubrifikant lider në tregun shqiptar dhe rajonal, dhe i shtrirë edhe në shumë vende të Europës dhe botës ofron cilësinë më maksimale për guidat me shkallë vështirësie të lartë të Hiking Adventure Club Albania.

Hiking Adventure Club Albania

Aventurat e Hiking Adventure Club Albania gjatë këtyre viteve janë zhvilluar nga lindja në perëndim, nga veriu në jug, duke u njohur dhe familjarizuar me banorët e trevave të ndryshme dhe kulturat e krahinave ku ata shkelën. Gjatë gjithë këtyre viteve eksplorimi, njohën më mirë se kushdo tjetër territorin shqiptar.