Ish-këshilltari bashkiak nga radhët e PD-së së Durrësit, Ivo Jorgoni ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama se nëse do ishte e nevojshme, karantina për të prekurit nga koronavirusi do të ndërtohet në Durrës.

“Ti thuash idiot politik është kompliment në këto raste”, shkruan Jorgoni në Facebook referuar kryeministrit, ndërsa sjell në vëmendje se qyteti bregdetar është në prag të sezonit të ri e në pritje të turistëve dhe një vendim i tillë nuk shkon!

POSTIMI I PLOTË

Shumë mirë. Karantina e të prekurve nga Koronavirus në Durrës konkretisht në plazh.

Jemi pothuaj në mars , një muaj larg hapjes së sezonit turistik. Nuk kemi shkundur akoma pluhurat e fatkeqësise , kemi mijëra banore akoma pa strehë dhe karantina e të infektuarve në breg të detit na mungonte.

Tanimë në Booking hotelet nuk do lokalizohen më me metra nga bregu por me metra nga koronavirusi. Ti thuash idiot politik është kompliment në këto raste. Unë se di kush e këshillon dhe mendimin e kujt ka marrë por është njëjtë sikur Greqia të ngrinte një qëndër infektive në Santorini apo Turqia në Antalia.

Nuk shkon !

Nga pikpamja politike , ekonomike , strategjike, menaxheriale , ne mikro , makro kthejeni si te doni NUK SHKON qe ne qytetin me te madh turistik pak perpara hapjes se sezonit te ngrihet nje karantine ne mes te plazhit.

Lëreni Durrêsin të qetë në hallin e tij të paktën të ringrihet vetë por mos e zhysni më shumë me injorancen tuaj qeverisese.

Qeverisja vendore sot ne Durres eshte e gjitha e majte por une i inkurajoj sot qe te ngrihen mbi vendimet idiote te partise se tyre , te pakten te dalin sot me koke lart ne qytet nqs i ka ngelur sadopak pigment Durrsaku ne lekure. Durresi nuk mund te mbaje ne kurriz permbi fatkeqesine qe i hodhi zoti dhe idiotsirat e ketyre.