Pas më shumë se tre ditësh, autoritetet po përgatisin planin për evakuimin e emigrantëve shqiptarë, të cilët janë bllokuar në tokën neutrale në Kapshticë. Mësohet se shtetasit shqiptarë do të akomodohen në një hotel në qytetin e Korçës.

Në total janë rreth 27 persona, ndërsa deri tani procedura është kryer për 8 shtetas. Personat janë pajisur me mjetet mbrojtëse, ndërsa janë njoftuar edhe mjekët.

Sipas urdhrit të qeverisë personat do t’i nënshtrohen karantinimit për 14 ditë.