Katër qendra shëndetësore funksionojnë në të gjitha plazhet e Durrësit me një shërbim 24-orësh. Drejtori i Shëndetit Publik për qarkun e Durrësit, Kristo Huta, shprehet se në secilën nga këto qendra punojnë nga 3 mjekë dhe infermierë, ndërsa 4 autoambulanca janë në gatishmëri për raste kur nevojitet dërgimi i pacientëve në spital.

Në qendrën shëndetësore në Currila, fluksi ditor i punës varion nga 10-15 vetë. Mjeku Hamid Kodra shprehet se pushuesit që paraqiten janë më shumë me probleme të tensionit si dhe alergji e djegie në lëkurë.

Gjatë vitit të kaluar, është regjistruar një numër prej më shumë se 5000 vizitash në 4 qendrat shëndetësore verore në Gjirin e Lalëzit, Currila, Plazhin e Madh dhe Shkëmbin e Kavajës.

K.H.